Vetëvendosje nesër shkon te burgu ku vdiq Astrit Dehari

Lëvizja Vetëvendosje nesër do të mbajë një aksion simbolik para objektit të Burgut të Prizrenit, në shenjë pakënaqësije ndaj mungesës së përgjegjësisë për vdekjen e anëtarit të këtij subjekti politik, Astrit Dehari, i cili vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ende në rrethana të paqarta.

Lajme

11/11/2016 20:47

“Nesër bëhen një javë nga vdekja e aktivistit Astrit Dehari. Ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi”, ka thënë VV, në një njoftim.

Ky aksion i VV-së do të mbahet nga ora 15:00, me ç’rast do të kërkohet drejtësi për rastin e Deharit.

“Nesër, e shtunë, ora 15:00, para ndërtesës së Burgut të Prizrenit, kërkojmë drejtësi për Astrit Deharin”.