Vetëvendosje: Mafia e pronave është shtrirë në Prishtinë

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, kanë thënë se do të kërkojnë nga kryetari Ahmeti që disa lëndë të shkëmbit të pronave të dërgohen në prokurori. Sipas tyre se mafia e pronave është shtrirë në komunën e Prishtinës.

Lajme

26/03/2014 15:22

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës kanë  bërë të ditur se kanë hequr nga rendi i ditës për seancën e nesërme disa pika që kanë të bëjnë me shkëmbime  të pronës së pa luajtshme, të trashëguara nga qeverisja e kaluar komunale.  Ata kanë thënë sot në një konferencë për media se fshehja  e informatave për shkëmbimin e pronave janë indikator se mafia e pronave është shtri në komunën e Prishtinës.

Ylli Hoxha nga Komisioni për Polikë dhe Financa në komunë se Prishtinës ka thënë se  propozimi  i shkëmbimi i parcelave përballë Kuvendit të Kosovës, ka qenë skandaloz dhe  “këtë rast kemi arritur që ta mënjanojmë nga rendi i ditës”.

“Nesër në seancë nuk do të votohet për shkëmbim por do të diskutohet për planin  për idenë për mundësitë e zgjidhjes së një situate të cilën e trashëgojmë nga administrata e kaluar komunale”.

“Kemi konsideruar që shkëmbimi i propozuar ka qenë i dëmshëm si në aspektin komercial, ashtu edhe i pa përshtatshëm për “shëndetin” urbanistik të Prishtinës”.

“Këtu ka pasur një dëmtim të pronës publike dhe do t’i sugjeroj kryetarit të komunës që këtë lëndë  t’ia dërgojë prokurorisë, për të vërtetuar nëse ka vepër apo tentativë për vepër penale  në këtë proces”, ka thënë Hoxha.

Ai ka thënë se mafia e pronave është shtirë në Prishtië.

“Shkëmbimet e dëmshme,  sistemi jo funksional i pronave dhe fshehja  e informatave nga Kuvendi Komunal janë indikatorë se mafia e pronave është shtrirë në komunën e Prishtinës” .

Duke folur për raportimet në media për nepotizëm në Komunën e Prishtinës, Hoxha ka thënë se ka kërkuar  në Komision  për Politikë dhe Financa që kjo çështje të vihet në diskutim sepse janë akuza që nuk mund të injorohen

“Është koha që kryetari Ahmeti të formojë një komision i cili bën verifikimin  e gjendjes  dhe sa të vërteta janë  shkrimet e mediave  për këto akuza”.

“Nëse vërtetohet se mediat nuk e kanë saktë , konsideroj që duhet  marrë masa ligjore kundër tyre por, nëse e kanë saktë atëherë komuna nuk mund të qëndroj indiferent ndaj  këtyre akuzave”, tha Ylli Hoxha.