Vetëvendosje: Lista Serbe për ndarjen e Kosovës e krijimin e “Zajdnicës”

Nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka thënë Lista Serbe është një subjekt i krijuar nga Beogradi dhe në shërbim të tij

Lajme

24/04/2015 17:06

Ai ka thënë se Lista Serbe vendimet i merr në vazhdimësi në konsulta me qeverinë serbe. Sipas Çaushit, kthimi i kësaj liste është bërë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Andaj edhe vendimi për t’u kthyer në Kuvendin e Kosovës duhet parë në një kontest të disa proceseve të dëmshme politike për vendin, këtu është fjala për themelimin e Gjykatës Speciale, por mbi të gjitha për themelimin e ‘Zajdnicës’ serbe, e cila paraqet një ndarje të vendit nga brenda, por edhe lindjen e një entiteti autonom serb brenda Kosovës”, ka thënë Çaushi.