Vetëvendosje kërkon lirimin e aktivistëve të arrestuar

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e 7 aktivistëve të saj, të arrestuar sot nga Policia e Kosovës, pas një aksioni të organizuar nga Vetëvendosje kundër neglizhencës së Policisë së Kosovës për rastet e dhunës ndaj grave.

Lajme

17/08/2018 17:03

Vetëvendosje me anë të një komunikate ka bërë të ditur se atyre u është dhënë masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Në mesin e të arrestuarve ka qenë edhe deputetja e VV, Saranda Bogujevci, e cila është liruar më pas.

Postimi i plotë i VV-së:

7 aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që u arrestuan sot gjatë protestës kundër neglizhencës së Policisë së Kosovës për rastet e dhunës ndaj grave iu është dhënë masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Policia e Kosovës dhe sistemi gjyqësor, ashtu siç po e dëshmojnë ditë e më shumë, janë vendosur në anën e krimit dhe të fortit duke e vazhduar linjën e mosndjejkjes dhe dënimit të kryersve të dhunës dhe duke fajësuar e dënuar viktimat dhe rezistuesit.

Ne kërkojmë që menjëherë të lirohen aktivistet e Lëvizjes dhe të dënohen e parandalohen krimet ndaj grave në Kosovë, ku vetëm 48 orët e fundit u shënuan edhe dy raste tjera të dhunës ndaj gruas./Lajmi.net/.