Vetëvendosje këmbëngul: Dardan Sejdiu po e keqpërdor veturën e Komunës së Prishtinës

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Prishtinës, Eman Rrahmani po pretendon se deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu po e keqpërdorë veturën zyrtare të Komunës së Prishtinës.

Lajme

22/05/2018 14:54

Fillimisht, gjatë ditës së djeshme asamblisti i VV-së, Egzon Azemi kishte thënë se e ka parë ish nënkryetarin e Komunës në veturë zyrtare të Prishtinës, duke e vozitur shoferi i kryetarit Shpend Ahmeti në lagjen e Spitalit, shkruan lajmi.net.

Këto pretendime i kishte hedhur poshtë në një prononcim për media ish nënkryetari Sejdiu, duke thënë se në atë kohë po pinte kafe me bashkëshorten e tij.

Por, asamblisti VV-së, Eman Rrahmani ka publikuara disa fotografi të veturës zyrtare të Komunës së Prishtinës, ku pretendon se në të ishte gjatë ditës së djeshme, Dardan Sejdiu.

“Dardan Sejdiu, dje mohoi se ka përdore veturën zyrtare të Komunës së Prishtinës. Këtu i keni fotot dhe videon ku dje rreth orës 15:00 afër EULEX-it në Lagjen e Spitalit shihet ku përdore veturën zyrtare dhe shoferin e Komunës së Prishtinës për nevoja personale. Dardani siç kemi njoftuar edhe më herët ende është duke luajtur rolin e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës. Ne si Asamblist kemi për obligim të paraqesim këto raste të keqpërdorimit të automjeteve të Komunës së Prishtinës. Gazetarëve le tu mbetet të hulumtojnë se si ish nënkryetari shkon në GYM, si i dërgon fëmijët në shkolle dhe sa shpesh e viziton Komunën e Prishtinës”, ka shkruar në fb Rrahmani, ku ka postuar një video me disa fotografi. /Lajmi.net/

foto-1

https://www.facebook.com/eman.rrahmani/videos/pcb.10156410505617258/10156410505332258/?type=3&theater