Vetëvendosje ka vendosur kioske pa leje të Komunës për propagandë politike (Foto)

Shpend Ahmeti po e shpalos programin e tij parazgjedhor më disa broshura të cilat po shpërndahen nëpër kiosqe.

Lajme

05/10/2017 16:42

Vetëvendosje e ka shfrytëzuar pushtetin ne Prishtinë për propagandë zgjedhore. Ajo ka vendosur disa kiosqe në pjesë të ndryshme të qytetit për të shpalosur programin e tyre në Prishtinë. Kjo është bërë pa marrë leje nga organet përkatëse komunale.

Komuna e Prishtinës ka refuzuar të përgjigjet lidhur më atë, nëse është lëshuar leje nga ormanët komunale.

Burime të lajmi.net brenda Komunës së Prishtinës kanë marrë vesh se VV-ja nuk ka marrë leje nga Drejtoria e Shërbimeve Publike e Prishtinës deri më datë 5 tetor për shfrytëzimin e hapësirës komunale, ashtu siç e thonë rregulloret e Kuvendit të Prishtinës.

Kiosqet janë vendosur që disa ditë, në disa pika, si në sheshin “Zahir Pajaziti”, tek “Pallati i Rinisë”. /Lajmi.net/

22195803_10215053188109608_9093346786806573029_n 22243703_10203746681705362_1127963274_o