Vetëvendosje injoron PSD-në e Shpend Ahmetit, s’i dërgon ftesë për organizim të protestave

Për vite me radhë kanë qenë së bashku në një parti dhe kanë organizuar protesta e aktivitete së bashku. Por, Vetëvendosje ka injoruar Partinë Social Demokrate, e formuar nga disa ish-anëtarë të Vetëvendosjes duke mos i bërë ftesë për organizim të përbashkët të protestës, ashtu siç i bëri LDK-së.

Lajme

06/09/2018 15:41

Vetëvendosje në mbledhjen e kryesisë të mbajtur sot, ka vendosur që organizojë protesta kundër udhëheqjes së dialogut me Serbinë nga presidenti Thaçi.

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje sot mbajti mbledhje të jashtëzakonshme të udhëhequr nga kryetari Albin Kurti. U shqyrtua gjendja politike, kriza institucionale dhe loja e rrezikshme e Presidentit Hashim Thaçi. Pas diskutimeve të anëtarëve të kryesisë u mor vendim që të ftojmë Lidhjen Demokratike të Kosovës për organizimin e përbashkët të protestave dhe të fillojmë përgatitjet për to. Nga kryesia e Vetëvendosjes  ngarkohen kryetari, Albin Kurti, nënkryetari Besnik Bislimi, nënkryetarja, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, dhe, kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, që të vendosin kontaktet dhe të zhvillojnë takim me udhëheqjen e LDK-së”, thuhet në komunikatën e VV-së, përcjell lajmi.net.

Kjo parti nuk ka dhënë sqarime pse nuk ka ftuar PSD-në, ndërsa qe deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim as nga LDK./Lajmi.net/