Vetëvendosje i reagon Begajt për deklaratën “Shqiptarët e kanë në gjene hajninë”

Lëvizja Vetëvendosje i ka reaguar kryetarit të Komunë së Malishevës, Ragip Begaj pas deklaratës së këtij të fundit se “shqiptarët e kanë në gjene hajninë”.

Lajme

30/03/2017 10:37

“Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj duhet t’i kërkojë falje publike të gjithë shqiptarëve për fyerjen që ju bëri në Televizionin Dukagjini kur tha se “shqiptarët e kanë në gjene hajninë”, këso lloj fryrjesh nuk i lejohen askujt e as Kryetarit të Komunës së Malishevës”, ka shkruar aktivisti i Vetëvendosjes në Malishevë, Muhamet Bytyqi.

Ai më tej ka thënë se nëse kryetari Begaj është lodhur me hajnitë e qeverisjes së tij, nuk do të duhej këtë ta përgjithësojë tek të gjithë shqiptarët.

“Shqiptarët janë popull i ndershëm dhe punëtorë, por janë me një elitë të korruptuar të cilës direkt e indirekt i ka ndihmuar tash e 17 vite edhe kryetari Ragip Begaj. Pra, kryetar kërko falje e mos u bëj si Hashim Thaçi që i quan qytetarët Zagarë apo si Isa Mustafa rriqra. Edhe një herë kërko falje ose do të mbetesh në grupin e njerëzve që shpifin e fyen shqiptarët”, ka thënë më tej Bytyqi. /Lajmi.net/