Vetëvendosje i acaron qytetarët e Pejës, vendosin letra me ngjitës në veturat e tyre

Lëvizja Vetëvendosje, ka zgjedhur që të bëjë fushatë në mënyra të tilla që po janë acaruese për qytetarët.

Lajme

19/10/2017 18:06

I tillë është edhe rasti në Pejë kur nga ky subjekt kanë vendosur që nëpër vetura të banorëve atje të ngjesin letra ngjitëse, në formë zemre, në përpjekje për të marrë vota.

Shqetësimin për këtë e ka ngritur një banorë i qytetit të Pejës i cili në rrjetin social Facebook e ka shprehur indinjatën për gjestin e Vetëvendosjes ndaj veturave të tyre.