Vetëvendosje hap dyert për të pritur bashkatdhetarët

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se sot do te hap dyert e zyrës së saj për të pritur bashkatdhetarët që kanë ardhur në sezonin e pushimeve në Kosovë. 

Lajme

14/08/2018 07:47

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bashkë me deputetë, anëtarë të Kryesisë dhe aktivistë të tjerë, do të presin bashkatdhetarët e interesuar për të diskutuar me ta për problemet dhe hallet e tyre, si dhe mbi situatën politike dhe ekonomike në Kosovë.