Vetëvendosje gjithë e përkrah rrëzimin e Qeverisë Thaçi

Rexhep Selimi thotë se Vetëvendosje moti e ka kërkuar rrëzimin e Qeverisë Thaçi dhe çdo përfundim të saj e përkrahin.

Lajme

13/02/2014 13:51

Rexhep Selimi thotë se Vetëvendosje ka kohë që ka kërkuar rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Hashim Thaçi dhe pohon se deputetët e Vetëvendosjes do ta përkrahin çdo përfundim të kësaj Qeverie.

Në një prononcim të shkurtër për lajmi.net, ai nuk ka dashur të përgjigjet konkretisht për nismën e AAK’së lidhur me ngritjen e një mocioni mosbesimi për Qeverinë. Por, ka lënë të kuptohet se Vetëvendosje përkrah rrëzimin e saj.

“Në nëntor të vitit 2011 ne kemi kërkuar një gjë të tillë. Ne i qëndrojmë kërkesës sonë mbrapa. Çdo përfundim të kësaj Qeverie ne e përkrahim”.

Por, a e përkrah VV nisëm e sotme të AAK’së?

“Nuk kemi marrë vendim si Grup Parlamentar, por ne nuk e mbështesim Qeverinë. Asnjë ditë më tepër të kësaj Qeverie nuk do t’ia zgjasim”, ka thënë Rexhep Selimi për lajmi.net.