Vetëvendosje feston në Prishtinë, Shpend Ahmeti: Do qeverisim edhe 4 vite! (Foto/Video)

Aktivistë të Vetëvendosjes dhe të koalicionit të AKR-së tashmë kanë dalë të festojnë, ani pse temperaturat janë tejet të ulëta dhe ka filluar të bie borë.

Lajme

19/11/2017 21:56

Atyre që kishin dalë të festojnë ju drejtua Shpend Ahmeti, i cili i falënderojë për përkrahje dhe u tha se fitorja e tij tashmë është arritur fal tyre, raporton lajmi.net.

“Faleminderit të gjithëve për gjithë mbështeten dhe për secilin votë që na keni dhënë. Nuk kemi gjenë vetën kundër një kandidati por kundër krejt qeverisë”, ka thënë ai.

Ahmeti tha se fitorja e tij tashmë u konfirmuar dhe e presin shumë punë përpara.

“Është konfirmuar se në Prishtinë do të vazhdojmë edhe për një mandatë katër vjeçar”, ka thënë ai.

Ai më pas ka falënderuar edhe Selim Pacollin, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje koalicioni. /Lajmi.net/

23772413_1890820827598751_1666621093_n 23760427_1890821984265302_349290907_o 23768773_1890822024265298_1986871371_o 23768527_1890816670932500_1623490021_o 23768813_1890816547599179_1393301959_o 23768911_1890811464266354_1740041061_o