Vetëvendosje e Skandinavisë: Të dorëhequrit të kthehen, ose ta dorëzojnë mandatin e deputetit

Lëvizja Vetëvendosje së fundmi po përballet me dorëheqje nga strukturat e të disa prej fytyrave të njohura të saj.

Lajme

10/01/2018 23:08

Por janë anëtarë të kësaj partie nga Skandinavia që kërkojnë që këta të dorëhequr ose të kthehen në pozitat që kanë qenë, ose ta dorëzojnë edhe mandatin e deputetit, përcjellë Klan Kosova.

Në një postim në një faqe në Facebook, thuhet se Albin Kurti e ka dëshmuar që është patriot, idealist dhe vizionar.

Ky është statusi i plotë:

“Për njeriun ska asgjë më lehtë se sa me u bë idiot!
Albin Kurti i ka dhënë të gjitha testet e t’qënit Patriot / Idealist & më së shumti VIZIONAR!
Tani më, pak ka rëndësi se kush është me Albinin e kush nuk është! Më shumë rëndësi është që pjestarët e listuar më poshtë duhet që ta dorëzojnë mandatin e Deputetit ose t’kthehen mbrapa nëpër pozita që i braktisën deri n’zgjedhjet e ardhëshme mbrenda partiake dhe në të njëjtën kohë si kolektiv t’kërkojnë falje jo para Albinit por përpara Votuesve që ishin arsyeja e vetme që ju u bëtë Deputet shkuar Deputetit dhe jo vetëm!

Momente zhgënjyese po aq sa shpresëdhënëse!”.