Vetëvendosje dhe Srpska po e bllokojnë kryeqytetin

Dega e PDK-së në Prishtinë, përmes një kumtese për medie thotë se është duke përcjellë zhvillimet e fundit në kryeqytet.

Lajme

17/07/2015 15:26

“Ne jemi thellë të shqetësuar me paaftësinë menaxhuese dhe pafuqinë politike të Shpendit, e shprehur edhe në vendimin e tij të djeshëm për tërheqjen e aksionarëve, të emëruar drejtpërdrejtë nga ai, në Ndërmarrjet Publike Komunale.

Humbjet e betejave ligjore të një pas njëshme të inicuara nga vet Shpendi janë të konfirmuara nga institucionet përkatëse: (I)Vendimi i Asamblesë Komunale për plotësim/ndryshim e aksionareve, (II) Konfirmimi i ligjshmërisë për vendimin e Asamblesë Komunale nga Ministria e Administrit të Pushtetit Lokal, (III) Konstatimi i Agjencisë Antikorrupsion për mos ekzistimin e konfliktit të interesit tek asamblistët, dhe (IV) Aktvendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës për refuzimin e kërkesë padisë së parashtruar nga Shpendi.

Dje pakica qeverisëse VV-Lista Srpska, e dërmuar nga humbjet e betejave ligjore, dëshmoi edhe një herë se puna më e mirë që dinë të bëjnë është bllokimi i zhvillimit të kryeqytetit tonë. Ata, tani qartazi kanë ndryshuar prioritetet e tyre, nuk flasin më për parime të përgjithshme dhe zhvillim por VV – Lista Srpska po merren me persona të përveçëm dhe bllokim të zhvillimit ekonomik të qytetit. Konsiderojmë se etiketimet e ulëta ndaj kryetarit të Degës, zt. Çelaj janë tendcioze dhe të pa bazuara me qellim të dëmtimit të personaliteti te tij. Qëndrimet e zt. Çelaj janë qëndrime të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë dhe grupit të këshilltarëve të saj komunal, dhe deri më tani këto qëndrime janë përcjellë në mënyrë besnike nga kryetari i Degës.

Reformat e shumë përfolura nga Shpendi në Ndërmarrjet Publike Komunale nuk do të arrihen asnjëherë me largimin e aksionarëve por ato bëhen me pjesëmarrje aktive e kreative, dialog dhe parime për të mirën e përgjithshme.

PDK, dega në Prishtinë, mbështet pa rezervë grupin e asamblistëve në punën e mëtejme me synim parësorë mbrojtjen e interesave të qytetarëve të kryeqytetit konform besimit të marrë nga vetë ata për përparim dhe zhvillim, aq shumë i nevojshëm për kryeqytetin”, thuhet në njoftimin e PDK-së.