Vetëvendosje dhe AAK koalicion në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje koalicioni për komunën e Prishtinës.

Lajme

15/12/2017 10:53

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në një postim në facebook ai është shprehur i bindur se tani do të mund të fillojnë me zbatimin e reformave, pasi sipas tij ata tashmë e kanë shumicën.

“Dje kemi arritur marrëveshjen për bashkëqeverisjen me Aleancen për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë dhe tani mund të konfirmojmë që në Kuvendin Komunal kemi shumicen që do të na mundësojë zbatimin më të shpejtë të reformave dhe përmbushjen e zotimeve. Detajet e tjera do të bëhen publike pas mbledhjes inaugurese dhe para mbledhjes së parë të Kuvendit Komunal”, ka shkruar Ahmeti në facebook.

Ndryshe AAK-ja në balotazh e kishte mbështetuar kandidatin e LDK-së, Arban Abrashi për kryetar të Prishtinës. /Lajmi.net/