Vetëvendosja sot organizon tryezën me partitë politike

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se do të organizojë sot në ambientet e Kuvendit, tryezën e titulluar “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve”, ku do jenë të ftuara subjektet politike në Kosovë.

Lajme

25/05/2018 07:20

Sipas VV-së në këtë tryezë do të synohet arritja e koncesusit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në vend.

Tryeza të tilla gjatë javëve të kaluara kishin organizuar PDK-ja dhe LDK-ja, shkruan lajmi.net

Deri më tani konfirmim për pjesëmarrje në këtë tryezë ende nuk ka dhënë përtia e Kadri Veselit.

Kurse AAK-ja dhe Nisma kanë bërë të ditur se do të marrin pjesë, por që nuk do të pajtohen për zgjedhje të parakohshme. /Lajmi.net/