Vetëvaret në burg për 25 euro borxh të rrymës elektrike!

Një mashkull 52-vjeçar, i arrestuar përpara disa ditësh për shkak të abuzimeve me energjinë elektrike, është gjetur i vetëvarur paraditen e së dielës në burgun e Rrogozhinës.

Lajme

28/12/2014 10:46

Mësohet se 52-vjeçari Q. Zela, nga Lushnja, është vetëvarur në burg për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Ai ishte pronar i një banese dykatëshe, të cilën e furnizonte nga një matës i vetëm. Familjarët e 52-vjeçarit deklaruan për “News24” se Zela u arrestua pak ditë më parë nga policia, për shkak të një borxhi prej 3,500 lekësh (rreth 25 euro) që kishte ndaj OSHEE-së.