Veterani plak e rrahu keq hajnin që i hyri në shtëpi!

Plaçkitësi do të mbajë mend gjatë ditën, kur hyri në shtëpinë e Tom Bullit, që ndodhet në West Midland të Britanisë së Madhe.

Fun

02/08/2015 21:28

Djaloshi i maskuar është rrahur keq nga 88-vjeçari, i cili kishte shërbyer në Luftën e Dytë Botërore.

Bull, me të parë djaloshin në shtëpi, ka filluar të godasë me shkopin që e shfrytëzon për ecje, edhe kur ai është rrëzuar në dysheme.

I moshuari nuk ka ndaluar së godituri, sepse ai është nisur nga kuzhina dhe është frikësuar se mos merr ndonjë thikë, shkruan telegrafi.

“U befasua nga goditjet, po aq sa u befasova edhe unë”, ka thënë Bull, lidhur me rrahjen që i ka bërë djaloshin që i kishte hyrë në shtëpi.

“Ende paskam fuqi të zotëroj shkopin dhe të godas”, ka shtuar ai me humor.

Policia është vënë në ndjekje të djaloshit, që doli duarthatë nga shtëpia, por me shumë shenja në trup.