Veterani i UÇK-së uron Vitin e Ri dhe porosit politikanët mos ta prishin miqësinë me SHBA-të

Veterani i UÇK-së, Arben Geci ka uruar Vitin e Ri dhe ka porositur politikanët që ta ruajnë miqësin me SHBA-të dhe mos ta prishin atë për interesa të ngushta të tyre.

Lajme

31/12/2017 23:10

Ky është postimi i tij në Facebook:

Urime Viti i ri 2018, duke ju deshiruar çdo  te mirë në jetë. Uroj që ky vit mos të na sjell prishjen e miqesisë me SHBA-në, te cilën miqësi fatëkeqësisht janë duke e rrezikuar udhëheqësit tanë me qëllim të mbrojtjes së interesave të tyre personale. Kjo miqesi është e shenjtë dhe është ndërtuar me shumë mund e sakrificë nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Prandaj, une si avokat dhe veteran i UÇK-së, mendoj se ç’do prishje e bashkepunimit me SHBA-të dhe aleatët europian është tradhti per vendin.