Veterani i CIA-s thotë se ka fakte që tregojnë se Hitleri nuk e vrau veten

Një agjent veteran i CIA-s pretendon se ka prova që Hitleri e montoi vdekjen në bunkerin e tij në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Bota

08/01/2016 15:27

Ekipi ka shfrytëzuar koleksionin e dokumenteve të cilat nuk janë parë më parë për ta zhvilluar një teori sipas të cilës Hitleri nuk e ka vrarë vetën por ka shkuar në ishujt Kanarie.

Agjenti i CIA-s Bob Baer tha: “Versioni të cilin na jep qeveria është gënjeshtër.-transmeton arbresh.info. Ajo çka ne po bëjmë është riekzaminimi i historisë e cila thotë se Hitleri vdiq në bunkerin e tij por ende nuk kemi asnjë fakt për këtë.”

Ekipi i agjentit ka qasje në më shumë se 700 faqe të dokumenteve. Në njërin prej tyre thuhet se zyrtarët e ushtrisë amerikane në Gjermani nuk e kanë gjetur kurrë trupin e Hitlerit dhe nuk ka asnjë burim i cili dëshmon se Hitleri ka vdekur.

Ata po ashtu thonë se Hitleri me shumë lehtë e montoi vdekjen e tij përmes trupit të një njeriu tjetër i cili kur u gjet nga rusët u vërtetua se ishte disa centimetra më i shkurtër se Hitleri dhe kishte kafkë më të vogël.