Veteranëve pritet tu dalin pensionet të hënën

Veteranët pritet që ti marrin pensionet të hënën. Kjo pasi që këtë ditë do të mbahet seanca e radhes e Kuvendit të Kosovës, ku njëra nga pikat e rendit të ditës është votimi i rishikimit të buxhetit.

Lajme

20/10/2017 16:03

Pasi të votohet rishikimi i buxhetit, paratë do të kalojnë në xhepat e veteranëve.

Kështu pati thënë për Gazetën Fjala, këshilltari i ministrit të Financave, Lulzim Rafuna.

“Kemi pasur shumë vështirësi me i siguruar mjetet, por ia kemi arrit në momentin e parë që janë kërkuar. Madje i kemi sigurua për krejt muajt që i kemi pas borxh dhe tashmë pritet vetëm rishikimi i buxhetit që ata t’i marrin pagat”, kishte thënë Rafuna.

Se pas rishikimit të buxhetit, veteranët do ti marrin pagat, kishte deklaruar për Gazetën Fjala edhe kreu i shoqatës së veteranëve, Hysni Gucati.

“Ne nuk e preferojmë si mjet për zgjidhjen e problemeve rrugën, por jemi duke bërë presion të vazhdueshëm që të bëhet rishikimi i buxhetit për vitin 2017, e që veteranëve tu paguhen pensionet.”, ka thënë Gucati për Gazetën Fjala. Gucati kishte thënë për Gazetën Fjala se ka tre muaj që prej kur veteranët nuk kanë marrë pagat, ndërsa paga e fundit për ta ka qenë 52 euro në muajin gusht.