Veteranët të hënën në protestë, thërrasin bashkëluftëtarët t’u bashkëngjiten

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeiriqi, përmes rrjetit social Facebook ka bërë me dije se nesër, në orën 12:00, do të mbajnë konferencë ku do të tregojnë edhe për protestën e së hënës.

Lajme

27/03/2015 19:59

Ai po ashtu, ka kërkuar nga bashkëluftëtarët e tij që të mos u bien pre e mashtrimeve.

Ky është postimi i plotë i Qeriqit:

“TË NDERUAR BASHKËLUFTAR TË MI

Desha tu drejtohem me një letër para demonstratës e cila do të mbahet ditën e hënë.

Ne kryesia e këshillit edhe pse ju kemi njoftuar paraprakisht për protestë, nesër do të mbajmë një konferencë për media në orën 12.00 ku do tu njoftojmë më gjerësisht rrjedhën e demonstratës.

Andaj në emrin tim kërkoj nga të gjithë ju që sa më shumë ti njoftoni bashkëluftëtarët që të jenë pjesë e demonstratës që do të mbahet ditën e hënë.

Kërkoj nga të gjithë ju që mos të bieni pre e mashtrimeve,nga individ të ndryshëm të cilet do të mundohen që tu mashtrojn se do ti gëzoni të drejtat dhe nuk keni arsye ti përgjigjeni protestës,duhet njëherë e përgjithmon ta kuptoni se këto do të jenë mashtrimet e tyre të radhës.

Ne si këshill jemi themeluar në vitin 2008 të pakënaqur me gjendjen e veteranëve dhe të gjithë ju jeni deshmitar se qysh prej asaj kohe janë këta njerëz të cilët u kanë thënë se mos I përkrahni protestat sepse të drejtat do ti gëzoni shpejt, por sot jemi në vitin 2015 edhe vlersoni vet se a është dashur tu besohet fjalëve dhe premtimeve të tyre dhe a duhet tu besohet edhe sot.

Ne shumica e anëtarëve të këshillit jemi invalid të luftës të UÇK-së dhe I gëzojm të drejtat dhe çdo dit po luftojm për bashkëluftarët tanë veteran që ti gëzojn të drejtat sepse nuk po e ndiejm vehten rehat kur veteranët e luftës sot e 16 vite nuk gëzojn asnjë të drejt ligjore pra prej perfundimit të luftës e deri më sot ata që u sakrifikuan për lirinë e vendit janë harruar nga shteti.

Këto institucione qysh prej përfundimit të luftës e deri më sot punuan për tu krijuar kushte kriminelëve serb të cilët luftuan kundër popullit shqiptar vranë e masakruan vëllezërit tanë dogjën e shkatërruan pasurit tona dëbuan plaqkiten e torturuan gjithë shqiptarët. Sot ata I gëzojnë të gjitha të drejtat nga ky shtet kanë madje edhe ministrin për kthim ku miliona euro ndahen nga qeveria e Kosovës për kthimin e kriminelëve, gjithçka që kërkojnë këta u plotësohen kërkesat e tyre.

Personalisht kërkoj nga ju që mos të heshtim ti kërkojm të drejtat ligjore ne na ndajn dy rrugë njëra është rruga që ta ngrisim zërin për të drejtat tona sepse ndryshe nuk mund ti gëzojmë këto ose të heshtim pra rrugë tjeter nuk kemi andaj kërkoj që ta kuptoni këtë dhe të bëni çmos që ti përgjigjeni sa më shumë që është e mundur kësaj demonstrate pra rrugë tjetër nuk kemi.

Krejt në fund po ju betohem se do të jam zëri I juaj do ta zbatoj kërkesën tuaj dhe ju garantoj se para jush unë jam në gjendje të sakrifikohem sepse mu është bërë jeta monotone me padrejtësitë që na janë bërë neve çlirimtarëve.

Sa më shumë që të merrni pjesë fizikisht ne këtë demonstrate efekti do të jet I madh dhe I suksesshëm e kuptoj gjendjen e të gjithë juve ekonomik mirëpo duhet bërë të pamundurën që të jemi bashkë.

Mos u besoni më njerëzve që na mashtruan gjatë gjithë këtyre viteve ata janë milioner dhe po ju konvenon kështu.

Me respekt për të gjithë ju!”.