Veteranët protestojnë në mbrojtje të vlerave të luftës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin, ka njoftuar se sot do të mbajnë një protestë në mbrojtje të vlerave të luftës dhe dinjitetit të luftëtarit të UÇK-së.

Lajme

26/09/2018 08:55

Kjo organizatë ka ftuar bashkëluftëtarët dhe të gjithë qytetarët të protestojnë, siç kanë thënë ata kundër padrejtësisë së radhës që po i bëhet luftës së shenjtë të UÇK-së.

Sipas njoftimit, protesta do të mbahet te Pallati i Drejtësisë, duke filluar nga ora 13:00.

Lexo edhe:

EKSKLUZIVE/ Mbi 900 faqe aktakuzë për 12 të akuzuarit e listave të veteranëve /DOKUMENT  

Kujtojmë, se lajmi.net ka publikuar të gjitha listat me emra që prokuroria ka listuar si veteranëve të rremë që përfituan jashtëligjshëm nga ky status. /Lajmi.net/