Veteranët i vënë ultimatum Kuvendit për ligjin e tyre

OVL e UÇK-së kërkon që Projektligji për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të vendoset në rend dite për seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës. Përmes një komunikate, ata thonë se duhet që përfundimisht të zgjidhet problemi i kësaj kategorie.

Lajme

23/03/2014 14:30

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), përmes një komunikate për media ka kërkuar nga Kryesia dhe Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, që ta vendosë në rend të ditës në seancën e së enjtes leximin e dytë të Projektligjit për Veteranët.

Veteranët vlerësojnë se nuk ka më asnjë arsyetim që miratimi i këtij projektligj të shtyhet edhe më tutje.

“Konsiderojmë që nuk ka asnjë arsyetim që miratimi i këtij projektligj të shtyhet edhe më tutje, duke pasur parasysh se për këtë është pritur mbi 14 vjeçare të veteranëve. Veteranët që sot ndodhen në gjendje të mjerueshme ekonomike-sociale, gjendje që shkaktoi dhe pasoja të mëdha në aspektin psikologjik, social e të tjera, presin që ligjvënësit më në fund të kujdesen edhe për ta”.

“Veteranët e luftës nuk janë pronë e asnjë partie politike, janë ata që sakrifikuan më së shumti për lirinë e vendit, janë ata që u bën shembull i durimit dhe mirëkuptimit në procesin e paqes dhe shtetndërtimit. Për këtë arsye, ne presim përkrahjen e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës për këtë projektligj, që ata të bashkohen kur janë në pyetje vlerat e luftës”.