Veteranët i marrin pagat

Të hënën veteranët kanë filluar t’i marrin pagat ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini.

Lajme

25/09/2018 15:18

“Po, mund t’ju konfirmoj se dje janë ekzekutuar pagat nga Ministria e Financave për të gjithë veteranët”, tha Shahini, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin, ka njoftuar se të mërkurën do të mbajnë një protestë në mbrojtje të vlerave të luftës dhe dinjitetit të luftëtarit të UÇK-së.