Veteranët e UÇPMB-së që përfituan kundërligjshëm pensione, sipas prokurorisë (EMRAT)

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë listën e plotë me 20 mijë emrat që po cilësohen si veteranë mashtrues. Pas publikimit të emrave të veteranëve të Zonës Operative të Drenicës, Pashtrikut, Nerodimës, Dukagjinit, Llapit, Karadakut, Operacionit "Shigjeta", Shtabit të Përgjithshëm, MMRK-së dhe të Shalës të cilët nga prokuroria po pretendohet se kanë përfituar pension kundërligjshëm, lajmi.net sot sjellë emrat e UÇPMB-së.

Lajme

18/09/2018 10:08

Në UÇPMB, ka 270 anëtarë veteranë të cilët prokuroria i kategorizon të rrejshëm.

Sipas prokurorisë  rreth 20 mijë veteranë të rrejshëm buxhetit të Republikës së Kosovës, i kanë shkaktuar dëme në shumë prej 68.153.533.14 euro.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Aktakuza është ngritur ndaj: Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Lajmi.net është në vazhdimësi duke publikuar pjesë të aktakuzës voluminoze, mbi 900 faqe, që prokuroria ka bërë ndaj 12 anëtarëve të komisionit për veteranë.

Po ashtu lajmi.net do të vazhdojë publikimin e listave me emra të veteranëve në zonat tjera operative që prokuroria po cilëson se kundërligjshëm përfituan nga buxheti i shteti. /Lajmi.net/