Veteranët e luftës – kryeministrit kroat: Jo Serbisë në BE pa kompensuar dëmet e luftës

Shoqata e Ish të burgosurve politik dhe e veteranëve të luftës në Kroaci ka kërkuar nga kryeministri kroat Zoran Milanoviq që ta kushtëzojë Serbinë me kompensimin e dëmeve ndaj viktimave për hyrje në BE.

Lajme

01/10/2015 23:43

Presidenti i Shoqatës kroatë të të burgosurve politikë dhe veteranëve të luftës, Ivan Turudiq, ka thënë se njëjtë sikurse me deklaratat e fuqishme të Milanoviqit kundër Serbisë për çështjen e emigrantëve, pret nga Kryeministri Milanoviq që të veproj edhe në këtë rast, dhe ta kushtëzojë hyrjen e Serbisë në BE me kompenzimin e dëmeve të luftës, transmeton Indeksonline.

“Duam t’i bëjmë thirrje Kryeministrit Milanoviq që t’i japë ultimatum Serbisë për hyrje në BE, ashtu siç ai po tregohet patriot me deklaratat e tij ndaj Serbisë për çështjen e emigrantëve, këtë ta bëj edhe mbi baza relevante dhe faktike”, ka thënë Turudiq.

Sipas tij, vendimet ndërkombëtare tregojnë se “agresori duhet të dënohet për të gjitha të këqijat që kanë ndodhur në territorin kroat”, dhe se agresori është Serbia, raporton agjencia e lajmeve Hina.

Ai ka thënë se ish të burgosurit kroat në korrik të këtij viti kanë paraqitur një kërkesë në Zyrën e Prokurorimit të Shtetit në Split për kompensimin e viktimave kroate, por deri tani nuk kanë marrë përgjigje. /Indeksonline/