Vetëplagoset një person në Pejë

Një person në Pejë është vetëplagosur.

Lajme

18/12/2018 11:29

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Pejë, një person në dhomën e tij të fjetjes aksidentalisht duke manipuluar me armë është vetëplagosur me një pistoletë, shkruan lajmi.net.

I dyshuari sipas Policisë, ka pranuar tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me katër fishekë dhe një gëzhojë e fishekut.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/