Vetëm vullneti i mirë i ruan dëshmitë e krimeve të Serbisë në Kosovë

Faktet e ruajtura për krimet e regjimit serb mund të zhduken shpejt. Qytetarët i ruajnë faktet e faktografitë nëpër qoshe shtëpish dhe nëpër kompjuterë privatë.

Lajme

05/04/2015 10:10

Periudha e luftës së fundit në Kosovë për shumë ferizajas kujtohet edhe si një kohë e dhembjes, e pikëllimit dhe e frikës.

Por, të dhënat nga ajo kohë janë të grumbulluara vetëm nga ish-anëtarët e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, nëpër zyra që nuk kanë lidhje me këtë fushë apo qoshe të shtëpive private.

Ka të atillë që edhe nëpër kompjuterët privatë i kanë zënë hapësirat e tyre vetëm e vetëm që të mos humbet një armatë dëshmish për dhunën e terrorin serb.

Veprimtari shumëvjeçar i këtij këshilli, Lumni Salihu tregon se materiali arkivor i luftës është grumbulluar me shumë mund, por vetëm falë vullnetit të mirë ai ende ekziston në gjendje të mirë, shkruan gazeta Kosova sot