Vetëm përmes shenjave kuptojmë nëse dikush na gënjen

Në përditshmëri na ndodh shpesh që persona të caktuar na gënjejnë.

Fun

04/08/2016 15:44

Por, lajmi i mirë është se zbulimi i këtyre gënjeshtrave është më i lehtë se që kemi menduar, transmeton Telegraf.

Analisti i sjelljeve dhe eksperti i gjuhës së trupit, Dr Lilian Glass, e cila ka punuar me FBI-në për demaskimin e mashtrimeve, thotë se kur dëshironi të kuptoni nëse dikush nuk është i sinqertë, duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë shprehjeve të fytyrës, gjuhës së trupit dhe mënyrës si flasin.

E ndryshojnë pozitën e kokës shumë shpejt

Nëse e shihni dikë duke e lëvizur kokën shpesh kur i bëni pyetje të drejtpërdrejt, ai mund të jet duke ju gënjyer.

Frymëmarrja e tyre ndryshon

Dikush kur është nervoz dhe po të gënjen, ai fillon të marrë frymë më rëndë. Shpatullat iu ngritën dhe zëri iu bëhet më i cekët.

E prekin ose mbulojnë gojën

Personat që gënjejnë në mënyrë të paqëllimshme e mbulojnë gojën kur dëshirojnë të shmangin një pyetje.

Instinktivisht mbulojnë pjesë të ndryshme të trupit

Me siguri që keni prekur një “nerv” nëse dikush i lëvizë duart për të mbuluar fytin, gjoksin, qafën, kokën apo abdomenin.

Të shikojnë pa i kapsitur sytë

Kur njerëzit gënjejnë, është e zakonshme për ta të thyejnë kontaktin me sy, por gënjeshtari mund të shkojë edhe më tutje për të mbajtur kontaktin me sy vetëm për t’ju kontrolluar dhe për t’ju manipuluar.