Vetëm një skuadër nuk dinë për humbje në Serie A

Juventusi i ka dhënë fund serisë pa humbje prej 14-të ndeshjeve të Napolit në Serie A.

Sport

01/12/2017 23:33

Napoli, ishte njëra nga dy skuadrat që nuk dinte për humbje në kampionatin italian.

Por, napolitanët sonte janë mposhtur 0-1 nga Juventusi në ‘San Paolo’.

Tani në Serie A, është vetëm një skuadër pa humbje.

Bëhet fjalë për Interin, që në 14 ndeshje ka arritur 11 fitore dhe tre barazime. ‘Zikaltërit’ të dielën në ‘San Siro’ nga ora 15:00 takohen me Chievon./Lajmi.net/