Vetëm një skuadër në pesë ligat kryesore të Evropës nuk ka pranuar gol (FOTO)

Në ligat më të forta të Evropës janë zhvilluar nga pesë dhe gjashtë xhiro.

Sport

21/09/2017 22:49

Në fillim të këtij sezoni, në ligat më të forta të Evropës vetëm një skuadër nuk ka pranuar gol.

Bëhet fjalë për gjermanët e Borussia Dortmundit.

Dortmund në pesë ndeshjet e para në Bundesligë, ka shënuar 13 gola, duke mos pranuar asnjë, e duke realizuar katër fitore dhe një barazim.

Gjermanët e Dortmundit lënë pas Sevillën që në La Liga ka pranuar vetëm një gol./Lajmi.net/