Vetëm një hap i gabueshëm, bëri që të rrëshqet nëpër 12 shkallë dhe të bie në lumë (Video)

James Moss ishte së bashku me një shok, kur hodhi një hap të gabueshëm në një palë shkallë të Londrës dhe ra në lumin Temza.

Fun

16/05/2018 20:24

Miqtë e tij nuk ndalonin së qeshuri, pasi ai hoqi bluzën dhe rrëshqiti, për tu lagur me të gjitha rrobat, transmeton Telegrafi.

“Një hap i vogël për njeriun, por një përplasje e madhe në ujë, që të qeshin të gjithë”, ka qenë komenti që shoqëron videon, e cila po bën xhiro në internet.

Në anën tjetër, vizitori i ngathtë që ra poshtë 12 shkallëve, tha se ato ishin shumë të lëmuara dhe të lagura.

YouTube player