Vetëm një futbollist i Real Madridit nuk është përshëndetur me trajnerin Zidane

Zinedine Zidane nuk është përshëndetur vetëm nga një futbollist i Real Madridit.

Sport

01/06/2018 07:25

Zinedine Zidane befasoi me vendimin për largim nga Real Madrid.

Trajneri francez vendosi të largohej nga posti i tij në Santiago Bernabeu pas tri sezoneve të suksesshme duke fituar po aq herë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Largimi i Zidane u përcoll me shumë mesazhe të falenderimit dhe mbështetjes nga futbollistët e skuadrës së “Los Blancos”, përcjell “lajmi.net”.

Por, vetëm një prej tyre ende nuk i ka shkruar – së paku në rrjetet sociale – trajnerit tashmë të larguar, dhe ai është sulmuesi Gareth Bale.

Uellsiani kishte raport të tensionuar me Zidanen në sezonin e fundit. /Lajmi.net/