Vetëm një banane e papjekur në ditë bën mrekullinë me organizmin tuaj

Është mirë e ditur se si bananet përmbajnë sasi të konsiderueshme të niseshtesë, ndërsa që ato të gjelbrat, që nuk janë të pjekura, sasi edhe më të madhe.

Lifestyle

19/08/2017 14:38

Me rëndësi është të cekim se bëhet fjalë për nishestenë rezistuese, që tretet ndryshe nga e zakonshmja. Në raste të zakonshme, niseshteja shpërndahet në grimca, por te bananet e gjelbra kjo nuk ndodh.

Ekzistojnë përfitime të ndryshme që niseshteja rezistuese mund të ofrojë. Është i shkëlqyeshëm për humbje në peshë, pra zgjidhni bananet e gjelbra për të humbur në peshë. Fibrat nga bananet e papjekura shtrojnë ndjenjën e të qenët ngopur, që sjell në zvogëlimin e kalorive dhe pakëson peshën, përcjell lajmi.net

Sipas hulumtuesve, niseshteja rezistuese nga bananet e gjelbra djeg edhe yndyrat. Kjo ndodh për faktin se trupi nuk përdor karbohidratet si derivat. Kur trupi nuk mundet t’i përdorë karbohidratet për energji, ai përdor yndyrat. Niseshteja rezistuese po ashtu pakëson nivelin e insulinës në organizëm dhe parandalon që glukoza të depërtojë në qelizat e trupit tonë. Bananen e gjelbra po ashtu janë të dobishme edhe për kujdesin ndaj traktit tretës.

Bakteret probiotike po ashtu ndihmojnë kur në pyetje është diarreja dhe problemet me zorrë të trashë. Madje pakësojnë rrezikun nga kanceri në zorrë të trashë. Janë të pasura me vitamina B6, vitamina C, si dhe kalium. /Lajmi.net/