Vetëm kjo panda i gëzohet borës që po bie në SHBA (Video)

Teksa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohet se dëbora për shkak të stuhisë “Jonas”, në disa zona pritet të shkojë mbi 1 metër, një panda duket se është gëzuar mjaft.

Fun

24/01/2016 12:46

Siç shihet edhe në video, panda Tian Tian është zgjuar në Parkun Zoologjik Kombëtar të Uashingtonit, mjaft e lumtur teksa kishte parë rreth e qark një sasi të madhe dëbore.

Këto pamje janë kapur nga kamerat e kopshtit zoologjik. Panda 18-vjeçare lozte mjaft e lumtur në dëborën e saporënë, duke formuar dhe engjëj dëborë. Duket se ajo është e vetmja që është lumturuar për stuhinë “Jonas”.

YouTube player