lajmi.net

Vetëm barazim (Video)

Shqipëria nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e madhe të zhvilluar në Elbasan Arena, ndaj Danimarkës, sa i përket kualifikimeve për Euro 2016. 

Sport

11/10/2014 23:38

Ndeshja filloi me një intensitet të lartë nga kombëtarja jonë. Sidoqoftë, ishte Danimarka ajo që në vazhdim mori nën kontroll takimin.

Në minutën e 38’ Taulant Xhaka pason deri te Ermir Lenjani, i cili me anë të një goditjeje me të majtën dhe falë një devijimi, arrin të mposht portierin kundërshtar.

Në vazhdim kombëtarja jonë ishte më e qetë dhe shumë e sigurtë në mbrojtje, duke mos lënë hapësira për danezët.

Pjesa e dytë ishte edhe më e mirë për kombëtaren tonë. Balaj kishte mundësi për të dyfishuar epërsinë, por goditja e tij me kokë përfundoi jashtë portës.

Në minutën e 81, Danimarka arrin të barazojë rezultatin, pasi Lasse Vibe arrin që ta dërgojë topin në rrjetë, duke shfrytëzuar një gabim nga lojtarët tanë.

Deri në fund nuk kishte ndonjë ndryshim dhe kështu ndeshja përfundon me barazim. Shqipëria dhe Danimarka ndajnë vendin e parë në Grupin I, me nga katër pikë.

Ndeshja e ardhshme e kombëtares sonë është ajo kundër Serbisë, e cila zhvillohet gjatë ditës së martë. 

Video

Vetëm Barazim (Video)

Barcelona nuk ka arritur të marrë diçka më shumë se një barazim pa gola, në udhëtim te Malaga, sa i përket javës së pestë të Premier Ligës.

Sport

25/09/2014 00:49

Pjesa e parë ishte mjaft e qetë dhe e kujdeshme nga të dy skuadrat. Si çdo herë, Barcelona e kishte posedimin, mirëpo nuk arrinte të krijonte raste të rrezikshme.

Pjesa e dytë ishte me një intensitet paksa më të lartë. Barcelona bër disa tentime për të shënuar gol, mirëpo të gjitha këto rezultuan pa sukses.

Me këtë barazim të Barcelonës, gara për vendin e parë në La Liga bëhet mjaft interesante. Blaugranët kanë 13 pikë, dy më shumë se Atletico Madridi dhe katër më shumë se Real Madridi. 

Video

LM