Vetëm 46,1% e malazezëve duan të anëtarësohen në NATO

Më pak se gjysma e qytetarëve të Malit të Zi, thënë ndryshe 46,1 për qind, mbështesin anëtarësimin e vendit më të vogël ballkanik në NATO, ndërkohë që 38,9 për qind e kundërshtojnë atë, doli nga një sondazh i agjencisë ”Damar”.

Lajme

07/07/2016 17:44

”Rreth 15 për qind e të pyeturve nuk kishin një ide të qartë për orientim”, shtoi agjencia e sipërcituar.

Sondazhi, i shpërndarë nga media malazeze, u zhvillua mes datave 26 qershor – 1 korrik, me një kampion prej 1 100 personash, në 10 bashki të vendit.

Më 19 maj, Mali i Zi nënshkroi Protokollin e Hyrjes, i kundërshtuar ashpër nga Rusia, që refuzon zgjerimin e aleancës më të fuqishme ushtarake të botës.