Vetëm 200 euro për Miss Shqipëria 2014 në Ulqin

Ngjarja më e madhe e bukurisë shqiptare, Miss Shqipëria 2014, këtë vit u vendos të organizohej në qytetin e bukur bregdetarë të Ulqinit, por janë paraqitur probleme financiare, pasi bizneset nuk e kanë mbajtur premtimin për mbështetje financiare, ndërsa komunës i është bllokuar xhirollogaria bankare. 

ShowBiz

24/06/2014 13:01

Miss Shqipëria 2014, do të mbahet më 27 qershor në Ulqin. Bukuroshet shqiptare kanë arritur prej ditësh atje, por ngjarjen e ka zbehur problemi financiar. 

Komuna e Ulqinit i kishte premtuar organizatorit mbështetje financiare prej 10 mijë euro, por ajo prej 10 ditë e ka të bllokuar xhirollogarinë bankare. Ndërsa, bizneset të cilat kishin premtuar sponsorizim, deri tani kanë derdhur në xhirollogari vetëm 200 euro.   

Kryetari i komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka vazhdimisht u ka bërë thirrje bizneseve që të ndihmojnë me mjete, por duket të mos ketë mundur të nxisë ndonjë prej tyre të nxjerrin ndonjë cent nga xhepi. (lajmi.net)