Vetëm 10 të arrestuar në 24 orët e fundit

Ka shumë kohë që Policia e Kosovës nuk ka arrestuar kaq pak persona sa në 24 orët e fundit. Vetëm 10 persona janë arrestuar , ndërsa 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Lajme

30/11/2014 18:20

Në raportet e Policisë që disa muaj gjithmonë janë mbi 20 të arrestuar, ndryshe që kësaj radhe thuhet se vetëm 10. Madje, në raport ka të përfshira edhe raste të datës 28 nëntor, pra jo vetëm 24 orët e kaluara.

Sa i përket aksidenteve fatale nuk ka pasur, ndërsa aksidente me të lënduar kanë qenë 22, e aksidente pa të lënduar 37 të tjera.

Policia gjithashtu njofton se janë shqiptuar 652 tiketa trafiku, raporton KosovaPress.