Vetëlidhet në shtyllë, akuzon ligjin dhe familjarët që e lanë jashtë

Pasi u bë protagonist në media të ndryshme, Gëzim Agolli, 58 vjeç, vendosi që të vetëlidhej në një shtyllë elektrike dhe do të qëndronte aty deri në vetëflijim në rast se nuk i zgjidhej problemi që kishte. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Lajme

21/02/2016 10:28

 

Historia e rrallë e 58-vjeçarit vazhdon të mbetet e njëjtë, e pazgjidhur, mosmarrëveshje me ish-gruan e tij pasi ajo nuk e lejon të jetojë në shtëpi, edhe pse ai është pronar i shtëpisë. “Këtu do vdes në shtyllë elektrike. Do kap trefazorin tani gjeri në vdekje. Mbas 2 orësh në rast se nuk futem në shtëpi gjithë kjo shtëpi është e imja. I dashuri gruas time fle ktu në shtëpi dhe unë rri rrugëve. Kam 11 muaj që rri rrugëve. Ky është ligji se e mbron Fatmir Xhafa. E divorcova unë se e kapa në flagrancë me të dashurin e vet, me qeveritar. Edhe Fatmir Xhafa është shoku i vet. Kërkoj të futem në banesën time, kjo është banesa ime”.

Kështu ka deklaruar 58-vjeçari duke e parë si të vetmen mënyrë zgjidhjeje protestimin ekstrem. Ai deklaron se nuk mund të jetojë në shtëpinë e tij të cilën ligjërisht e ndan përgjysmë për shkak se ishbashkëshortja dhe i dashuri i saj nuk e lejojnë. Disa ditë më parë Gëzim Agolli u bë protagonist në media duke nisur grevë urie për të njëjtin problem. I ftuar në një emision televiziv në “Top Channel” ai shpjegon se si ka nisur historia e tij. Pas përfundimit të seancës gjyqësore Agolli thotë së ish-gruaja e tij, Suzana, ka ndryshuar bravat e shtëpisë. Prej asaj ditë Gëzimi nuk jeton më në shtëpinë e tij, siç deklaron ai në këtë intërvistë.

“Kur nisem për në shtëpi, shoh, fut çelsat, s’punonin bravat. Ajo i kishte lajmëruar vëllezërit dhe kishte ndërruar bravat, e kishte bërë fakt të kryer pa u dhënë vendimi. Detyrohem, largohem nga shtëpia. Flas me plotfuqishmin, Haxhi Tufa, dhe më thotë deri sa të mbarosh divorcin dhe të ndani pasurinë, mos qëndro në shtëpi sepse ajo më tha që po më erdhi, unë do ta fus në burg. U detyrova, muajin e parë e shtyva sepse kam njerëzit e mi në Korçë. 10 muaj nuk jam përplasur fare, nuk i kam vajtur afër shtëpisë”, vijon më tej ai. Problemet e tij nuk mbarojnë këtu, ai tregon se është kërcënuar dhe ka bërë denoncim pranë policisë, por është ndjerë i turpëruar.

“Unë shkova bëra denoncimin, më tha i plotfuqishmi kërko urdhër mbrojtjeje, i thashë jo se është turp. Kisha turp të kërkoja urdhër mbrojtjeje se më vinte zor nga njerëzit nga të gjithë”, kjo ishte përgjigja e tij për pyetjen nëse ka bërë denoncim lidhur me dhunën e ushtruar nga vajza dhe ish-gruaja. Historia e pazakontë e Gëzim Agollit edhe sot mbetet pa një zgjidhje, edhe pse ai ka dalë ne media të ndryshme, sërisht jeton në qiell të hapur. Ai tenton që me veprime ekstreme si grevë urie, dhe dje duke u lidhur veten në shtyllë me dëshpërim kërkon që të jetojë në shtëpinë që ligjërisht është e tij./shekulli