Vetëaksidentohet pas mesnate një veturë në Rahovec, drejtuesi ishte i dehur

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm një veturë është vetëaksidentuar në fshatin Xërxë të Rahovecit.

Lajme

13/08/2018 12:15

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, ka konfirmuar se nga ky aksident nuk ka pësuar lëndime askush, njofton Klan Kosova.

“Bëhet fjalë për një vetëaksident që ka ndodhur rreth orës 02:00. Një veturë është përplasur për një muri, por që nuk ka pasur të lënduar”.

“Drejtuesit të veturës i është shqiptuar një gjobë pasi që ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur”, ka thënë Podrimaj.