Veseli priti në takim lamtumirës ambasadoren Jacobson

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në një takim lamtumirës, ambasadoren amerikane në Kosovë Tracey Ann Jacobson.

Lajme

09/07/2015 16:08

Veseli ka vlerësuar kontribut që ka dhënë ambasadorja Jacobson në Kosovë në shumë procese.

Sipas një publikimi të bërë në Facebook nga Veseli, Jakobson  i ka thënë se do të mbete mike e Kosovës.

kadr

‘Sot pata takimin përshëndetës me ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson|”.

“Ajo po largohet për në detyrën e saj të re, duke lënë prapa një kontribut shumë të çmuar në proceset e përparimit të vendit tonë”.

“Unë e falënderova znj. Jacobson për kontributin e saj, ndërsa ajo më premtoi se do të mbetet një mike e përhershme e Kosovës, ashtu siç janë edhe vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Veseli.

kadri1