I veshur si palaço tentoi të frikësonte dy burra, por e pësoi keq

Një burrë i veshur me rrobat e palaços duket se kishte gjetur burrat e gabuar për t’u tallur me ta, pasi që në momentin që shfaqet në një parking nëntokësor në Kent të Anglisë, ata i vërsulen duke e goditur në kokë.

Fun

12/10/2016 00:54

Kanali zyrtar KickItWithAsh në YouTube, ka publikuar videon kur palaçoja tenton të frikësojë dy burrat të cilët po ecnin në një parking nëntokësor, por kurrë nuk kishte menduar që ata do ta rrahin keq, transmeton Telegrafi.

I veshur me rroba shumëngjyrëshe dhe me shkop bejsbolli, palaçoja kishte menduar se do t’i frikësojë burrat, por tentimi i tij për të bërë shaka i kushtoi shtrenjtë, kur ata e “neutralizuan”.

YouTube player