Vështrim mbi udhëheqjen e kancelares Merkel

E lindur në Hamburg në vitin 1954, Angela Merkel u zhvendos me familjen e saj në Lindje të Gjermanisë si fëmijë, kur babait të saj iu ofrua një punë si pastor atje.

Bota

24/09/2017 17:38

Ajo u rrit në Templin, një qytet i vogël ky në veri të Berlinit.

Pas rrëzimit të murit të Berlinit, vajza e turpshme e pastorit protestant nga Lindja komuniste u shndërrua nga fizikante në politikane, duke iu bashkuar qeverisë së parë të Gjermanisë së ribashkuar nën kancelarin e atëherëshëm Helmut Kohl.

Një dekadë më vonë, ministrja besnike e njohur si “vajza e Kohlit” u kthye në mentorin e tij, duke krijuar një model të pamëshirshëm udhëheqjeje dhe një sens të duhur të kohës, karakteristika këto që do ta shpienin atë në krye Unionit të kristian demokratëve, apo CDU-së.

Paraqitja e parë e Merkelit si kancelare erdhi kur ajo u ngjit në pushtet në vitin 2005, pas një gare të ashpër të bazuar mbi një platformë për shkurtime të taksave dhe u detyra të formonte një koalicon të madh me rivalët e saj nga SPD-ja.

Ky partneritet doli të ishte shumë më i harmonizuar se sa që pritej.

Ajo befasoi shumë njerëz duke i hedhur poshtë parimet për një treg të lirë, të cilat i kishte njoftuar para votimeve, dhe duke e tërhequr partinë e saj në krahun e majtë.

Ajo i dha fund shërbimit ushtarak në vend, imponoi pagën minimale dhe pas fatkeqësisë së Fukushimës në Japoni, hoqi dorë nga mbështetja e saj e gjatë për fuqinë bërthamore.

Në ndërkohë koalicioni i qendrës së djathtë që ajo e formoi në 2009-ën me Demokratët e lirë, u bë i vështirë dhe ajo dhe në vitin 2013 CDU-ja u bashkua me SPD-në, shkruan rtv21.tv.

Me më shumë vite në pushtet se shumica e liderëve tjerë globalë, dhe e rrjedhshme në gjuhën angleze dhe atë ruse, Merkel konsiderohet udhëheqësja e parë globale, po ashtu e votuar katër herë radhazi si gruaja më e fuqishme në botë nga revizta “Time”.

Si ish-ministre e Mjedisit ajo ka luftuar, jo gjithmonë me sukses, për të imponuar çështjen e ndryshimeve klimatike në agjendën ndërkombëtare.

Në nivel personal, marrëdhëniet bilaterale fillimisht u dukën më të freskëta me presidentin amerikan Barack Obama sesa me George W. Bush, por me dy mandatet e Obamës dhe tri mandatet e Merkelit, dy liderët krijuan një aleancë të fortë.

E pazakonshme në politikën gjermane, Merkelit i mungon baza e pushtetit rajonal të saj, pasi është futur drejt në CDU gjatë ribashkimit të vendit dhe është promovuar nga udhëheqësi i atëherëshëm Kohl.

Si një fizikante e divorcuar dhe pa fëmijë nga Gjermania Lindore, ajo shihej disi si e huaj në një parti perëndimore mbështetësit e së cilës priren të jenë katolikë, meshkuj dhe hezitues që të heqin dorë nga rezistenca e tyre ndaj emigracionit dhe nga një këndvështrim tradicional familjar.

E bindur se puna e madhe dhe modestia janë vlera tradicionale që vlerësohen nga publiku, protestantja e Gjermanisë Lindore e ka ruajtur me xhelozi jetën e saj private.

Burri i saj i dytë Joakim Sauer, një profesor i respektuar i kimisë, shfaqet aq rrallë në publik sa që një revistë e ka quajtur atë “fantazmë“.

Ndërkohë që Merkel herë pas here lejon të shfaqet edhe karakteri i saj pas atij të një politikaneje, ku ajo mund të jetë e gatshme për një të qeshur apo për një shaka, imazhi i saj publik është pothuajse i dizajnuar që të materializoj idenë e Kohlit, se kohëzgjatja e një udhëheqjeje është më e rëndësishmja.