Vështirësohen gjërat për Leicesterin, i lëndohet ylli i skuadrës

Leicester City e ka marrë një goditje në luftën për titull të Premierligës.

Sport

28/02/2016 14:45

Mesfushori i Leicesterit, N’Golo Kante, e ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Norwichit, duke mos arritur ta vazhdojë ndeshjen.

Dëmtimin e tij e ka konfirmuar edhe menaxheri ‘Foxes’ Claudio Ranieri.

“Nuk e di se sa serioz është. Shpresoj të mos mungojë gjatë sepse ai është i rëndësishëm për ne”, deklaroi italiani.

Kante ka qenë vendimtar për Leicesterin në mesfushë këtë edicion, duke rënë në syrin e shumë klubeve të njohura evropiane.