Vështirë të shikohet gara në ngrënien e specave ekstra djegëse (Video)

Sid Barber nga Shtetet e Bashkuara, ka fituar garën në ngrënien e specit djegës, pasi konkurrenti tjetër i njohur vetëm si Haks, nuk ka pranuar të vazhdonte.

Fun

21/08/2017 10:04

Ata kanë ngrënë specin që ka 1,569,000 skovilla, teksa feferonet që ne zakonisht i konsumojmë nuk kanë mbi njëmijë njësi djegësie, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj, garuesit duhej të hanin me shpejtësi dy speca, gjë që njëri prej tyre refuzoi ta bënte dhe doli i dyti në garë.

Më poshtë mund t’i shihni mundimet e tyre, që janë shumë vështirë të shikohen, kryesisht për ata që nuk munden të hanë ushqime djegëse.