Vështirë të bëhet biznes në Prishtinë

Prishtina del të jetë qyteti ku më së vështiri bëhet biznes në Kosovë. Krimi, korrupsioni e telashet tjera po ua bëjnë thuajse të pamundur bizneseve të zhvillohen në kryeqytetin e Kosovës.

Lajme

16/03/2017 16:11

Kështu tregojnë të dhënat e nxjerra nga një hulumtim për ambientin e biznesit në vend dhe barrierat me të cilat përballen ato.

“Nё nivelin rajonal kompanitё  duket se vuajnё  më shumё  nga barrierat nё  rajonin e Prishtinё, Pejё  dhe Ferizajit”, thuhet në raportin e prezantuar një ditë më parë nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Kostoja e energjisё  elektrike pёr tё  gjitha  rajonet ёshtё raportuar tё  jetё  njё  problem i madh, ndërsa në kryeqytet përveq kësaj në nivel gati shqetësues dalin të jenë të gjithë faktorët që sigurojnë një ambient të mirë për të bërë biznes.

Në deklaratat e tyre, biznese e Prishtinës ankohen më shumë për sistem jo të mirë të taksave, leje ndërtimi, konkurrencë jo të drejtë, e jo stabilitet politik në krahasim me komunat tjera ku niveli ankesave duket të jetë përgjysmë më i vogël.

Sipas këtij raporti kompanitё  nga Ferizaji kanё  deklaruar tё  kenё  mё  shumё, probleme sa i pёrket mungesё  sё  konkurrueshmёrisё  sё  produkteve tё  tyre.

Rajoni i Pejё  ka pёrmendur korrupsionin, sistemin e taksave dhe krimin ndёr problemet mё  tё  mёdha. Ndërkaq, bizneset nё Gjakovё  duket qё  kanё  mё  shumё  probleme me norma tё larta tё interesi.

Më së paku barriera në të bërit biznes kanë raportuar kompanitë  e rajonit tё  Prizerenit.

Hoti kishte informata për barrierat

Për ministrin e Financave të Kosovës, Avdullah Hoti, problemet e evidentuara në këtë hulumtim jën të njohura dhe rezultatet thotë se kanë qenë të pritshme. Sidomos ankesat për energjinë elektrike.

“Ka dhjetë ose dymbëdhjëtë vite që ne e  mbëjmë gjallë debatin për më ndërtu një termocentral të ri, unë shpresoj shumë që jemi në fazat finale, shpresoj shumë që do të përfundohet ka fundi i këtij viti gjitha cështjet procedurale për të filluar  ndërtimin e kapaciteve  të reja energjetike”, ëshët shprehur Hoti.

E kryetari i Odes Ekonomike të Kosvës(OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se ky raport ka bazë, dialog dhe komunikim .

“Për këtë duhet bashkërisht ta orientojmë agjendën tonë ekonomike drejtë ardhmërisë dhe ti marrim seriozisht të gjeturat e këtij raporti pasi që i tregon qartë barrierat e të bërit biznes dhe definitivisht në këtë hulumtim ka edhe vërejtje e kritika”, ka thënë Gerxhaliu.

Kurse. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në detaje foli lidhur me masat e ndërmarra në zgjidhjen e çështjeve të cilat në raport përmenden si problem me të cilat ballafaqohen bizneset.

Ajo tha se ky publikim është një instrument, i cili do t’i shërbejë Qeverisë së Kosovës që edhe më tutje të rishikojë politikat, sidomos në fushën ekonomike.

Ajo ka shtuar se kanë qenë transparent dhe se nuk kanë bërë asnjë projekt dhe asnjë akt legjislativ pa u konsultuar me komunitetin e biznesit.

Shumica e kompanive kanë  treguar se eksportet e tyre kanё  shёnuar rёnie pёr  shkakё tё  mos liberalizmit tё  vizave, janё  nga sektori i shitjes me pakicё  31 pёr qind, pёrcjellur nga sektori i prodhimit 25 pёr qind.

Ndikim mё  tё  vogёl  shihet se ka pasur nё  sektorin e shitjes mё  shumicё , atё  tё  shёrbimeve dhe vecanёrisht nё  sektorin e ndёrtimit.

Çështjet tjera më të cilat përmballën bizneset në Kosovë janë edhe sektori i shitjes me pakicë, ku si problem tjetër funksionimin e punës së tyre e shohin edhe vizat.

Mirëpo krahasuar me problemet e bizneseve, përkundër sfidave të bizneseve, një numër prej tyre kanë shprehur që presin që  prodhimet në bizneset e tyre do të rriten në vitin 2017 dhe se një numër prej tyre janë të kënaqur me shitjen e produkteve që kanë bërë në vitin 2016. /Gazeta Fjala