Vështirë për Messin

Mesfushori i Barcelonës, Xavi beson se Lionel Messi përballet me konkurrencë të fortë në garë për Topin e Artë, për shkak të paraqitjeve të shkëlqyeshme të Cristiano Ronaldos, Franck Ribery dhe Arjen Robben më 2013. Reprezentuesi argjentinas ka fituar katër edicionet e fundit në garën për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në…

Sport

18/11/2013 12:00

Mesfushori i Barcelonës, Xavi beson se Lionel Messi përballet me konkurrencë të fortë në garë për Topin e Artë, për shkak të paraqitjeve të shkëlqyeshme të Cristiano Ronaldos, Franck Ribery dhe Arjen Robben më 2013.

Reprezentuesi argjentinas ka fituar katër edicionet e fundit në garën për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë. Mirëpo, ka vuajtur mjaft shumë gjatë këtij edicioni.

Edhe pse beson se Messi është ende futbollisti më i mirë në botë, Xavi beson se 26-vjeçaro do ta ketë vështirë të triumfojë edhe këtë vit.

“Nëse e pyesim veten se kush është futbollisti më i mirë në botë, atëherë duhet të jetë Messi, nuk ka dyshim rreth kësaj. Por, nëse pyetemi se kush ka qenë futbollisti më i mirë në vitin 2013, atëherë më duhet të pranoj se ekziston një debat”, deklaroi Xavi për të përditshmen katalane Sport.

“Prapë do t’ia jepja Messit, sepse është futbollist i cili i vetëm i fiton ndeshjet, edhe pse duhet pranuar se Ribery, Cristiano por edhe Robben kanë luajtur në mënyrë të shkëlqyeshme”, u shpreh ai.

Fituesi i Topit të Artë 2013 do të shpallet më 13 janar në Zurich.