Veshje kundër dhunimit

Një pjesë e femrave kanë qenë ose rrezikojnë të jenë pjesë e një dhunimi të mundshëm në çdo moment. Por, për ta parandaluar këtë dukuri është përkujdesur kompania AQ Waear, e cila ka lëshuar në treg një palë të mbathura për femra të cilat do t’u shërbejnë si masë mbrojtëse kundër dhunimit. Të mbathurat e…

Lifestyle

11/11/2013 21:27

Një pjesë e femrave kanë qenë ose rrezikojnë të jenë pjesë e një dhunimi të mundshëm në çdo moment. Por, për ta parandaluar këtë dukuri është përkujdesur kompania AQ Waear, e cila ka lëshuar në treg një palë të mbathura për femra të cilat do t’u shërbejnë si masë mbrojtëse kundër dhunimit.

Të mbathurat e kësaj kompanie mund të vishen me fustane, xhinse, tuta sportive e gjithçka tjetër. Ndërsa janë të krijuara me një material shumë të fortë i cili as nuk mund të prehet as të këputet, që i bën femrat të ndihen më të sigurta, kur udhëtojnë jashtë shtetit, dalin në takimin e parë, udhëtojnë natën vetëm etj.